Moratas i “del punë” edhe me anësorin (VIDEO)

13/06/2016 00:00

Ja doli të ishte titullar në ndeshjen hapëse të Spanjës në Euro 2016 ndaj Çekisë dhe duket se është futur në fushën e lojës me një dëshirë të madhe.

Alvaro Morata është bërë protagonist i një episodi që ndodh rrallë në fushat e futbollit, duke u përplasur me arbitrin anësor të takimit.

Ishte duke u luajtur minuta e 10 e ndeshjes kur sulmuesi i Juventusit tentoi të vihej në zotërim të një topi në krahun e djathtë të sulmit të Spanjës, por pranë vijës anësore të fushës humb ekuilibrin dhe përplaset me anësorin, i cili përfundon mbi lojtarin.

Për fat të mirë asnjëri prej të dyve nuk është dëmtuar, ndërsa mes të qeshurave të tifozëve loja vazhdoi normalisht. 

Top Channel