Polonia, me shumë shpresa ndaj debutuesve të Irlandës së Veriut

12/06/2016 00:00

Një tjetër ndeshje e kësaj të diele për Europianin e Francës do të jetë edhe ajo me Polonisë dhe Irlandës së Veriut, me këta të fundit që debutojnë për herë të parë në nivele të tilla, ndërsa polakët edhe pse e kanë pjesëmarrjen e tretë radhazi, ende nuk kanë regjistruar një fitore.

“Kemi ardhur me shumë shpresa në Francë”, tha trajneri polak Adam Nawalka, përpara se ekipi i tij të zbresë përballë irlandezoveriorëve, të cilët vijnë pas një ecurie prej 12 ndeshjesh pa humbje. Përballjet direkte mes këtyre dy kundërshtarëve janë në favor të Irlandës së Veriut, me 3 fitore, një barazim dhe dy humbje.

Sa i përket formacioneve të pritshme, Polonia mund të hedhë në fushë Szczesny; Piszczek, Glik, Pazdan, Jedrzejczyk; Blaszczykowski, Krychowiak, Maczynski, Kapustka; Milik, Lewandowski. I vetmi i dëmtuar është Grosicki. Ndërsa irlandezoveriorët pritet të zbresin në fushë me këtë 11-she: McGovern; Cathcart, Evans, McAuley; Baird, McNair, Ferguson; Norwood, Davis; Lafferty, Ward.

“Ekipi është përmirësuar ndaj dhe kemi shpresa të mëdha në Francë. Megjithatë në futboll mund të ndodhë gjithçka. Besoj tek ekipi im, sepse kemi treguar se mund të luajmë mirë në ndeshje të vështira. Polonia është një ekip i fortë, por nuk dua t’i hyj në detaje atyre. Ajo që mund të siguroj unë është se ne jemi 100% gati për këtë sfidë. Nuk i kemi ngarkuar lojtarët me presion, ndaj dhe vendosëm të mos i fitonim dy ndeshjet e fundit miqësore”, tha Adam Nawalka.

Rivali i tij në pankinën e kombëtares së Irlandës së Veriut, Michael O’Neill shprehet:

“Presim një ndeshje të vështirë, por kemi besim se mund të futemi me këmbën e mbarë në këtë kompeticion. Leëandoëski është një prej dy qendërsulmuesve më të mirë në botë, çdo ekip do të kishte dashur ta kishte në radhët e veta atë. Lewa është i ngjashëm me Ibrahimoviçin e Suedisë, pasi ka shtatlartësi, personalitet, është kapiten, por ne kemi punuar shumë për t’u përballur me ta si ekip. I dimë mirë fuqitë dhe dobësitë e atij ekipi”.

Gjëja më kurioze e kësaj përballjeje: Irlanda e Veriut nuk ka marrë pjesë në ndonjë kompeticion madhor futbollistik që prej eliminimit në fazën e grupeve të Botërorit të vitit 1986.

Top Channel