Mavraj: Me Francën rikthehemi më të fortë

12/06/2016 00:00

Mërgim Mavraj ka premtuar angazhim maksimal për ndeshjen e dytë të grupit ndaj Francës, duke thënë se do të dëshmojmë që forca e skuadrës është grupi dhe mungesa e Canës nuk do të ndihet.

“Cana është kapiteni ynë, lojtar shumë i rëndësishëm. Por forca jonë është grupi dhe ne do të japim maksimumin që mungesa e Canës të mos ndihet. Ne e treguam edhe me Zvicrën që mund t’ia dalim”, u shpreh Mavraj.

I pytur se kë preferon në krah, tashmë që Cana është i pezulluar dhe nuk do të luajë ndaj Francës, Mavraj është përgjigjur se për një gjë të tillë duhet të pyetetet De Biasi, pasi as ai vetë nuk e di nëse do të luajë.

“Formacioni nuk zgjidhet në bazë të dëshirave të mija, nuk ka rëndësi nëse do të luajë ajeti apo Kukeli, për këtë gjë vendos de Biasi. Madje, unë nuk e di nëse do luaj vetë, pasi kemi shumë alternativa”, tha ai.

Shqipëria ishte skuadra e vetme që nuk u mposht në dy mqiësoret me Francën në kualifikueset e këtij Europiani, por Mavraj thotë se situata tashmë është krejt tjetër dhe ato ndeshje nuk duhet të merren për bazë.

“Miqsoret nuk vlejnë. Kjo do të jetë një ndeshje tjetër. Edhe skuadra e tyre ka ndryshuar, por mund të themi që i njohim”, u shpreh Mavraj, cili foli edhe për shanset e Shqipërisë në ndeshjen e së mërkurës.

“Ne do të mundohemi t’i krijojmë vështirësi skuadrës franceze në vendin e tyre. Për ne kjo do të jetë ndeshje vendimtare, pasi një rezultat pozitiv na mban në lojë”, tha ai.

Për t’ju rikthyer sfidës me Zvicrën, që tanët e humbën me rezultat 1-0, Mavraj tha se të gjithë kishin emocione, ndërsa gabime të tilla, si në rastin e pësimit të golit, iu ndodhin të gjitha skuadrave.

“Na ka ndodhur edhe në raste të tjera, kemi humbur edhe ndeshje në të kaluarën, por jemi rikthyer edhe më të fortë”, tha ai.

Top Channel