Hysaj: Shiriti përgjegjësi, do jap gjithmonë maksimumin

12/06/2016 00:00

Elseid Hysaj pritet të marrë shiritin e kapitenit për herë të parë në një ndeshje zyrtare. Në miqësoren ndaj Katarit, ai u bë kapiteni më i ri në histori të kombëtares, por rritja e tij si lojtar ka bërë që të etiketohet si pasardhës i denjë i Canës dhe këtë pritet ta dëshmojë të mërkurën ndaj Francës.

Shiriti i kapitenit është shumë i rëndësishëm për Hysajn, i cili në konferencën e së dielës, tha se ndihet shumë krenar, por që ndjen se i shtohen më shumë përgjegjësitë në fushë dhe jashtë saj.

“Shiriti i kapitenit është i rëndësishëm për mua, është po ashtu është edhe kënaqësi e madhe, por që kërkon më shumë përgjegjësi si lojtar në fushë por edhe si njeri”, u shpreh mbrojtësi i Napolit.

Mirëpo, shkodrani thotë se De Basi ende nuk ka vendosur se kujt do t’i besohet shiriti, edhe pse Cana, pasi u ndëshkua me të kuq, ia dha atij. Por, ai siguron se do të jap gjithmonë maksimumin në fushë.

“Ende nuk e di nëse do jem kapiten, por ajo që di është fakti se do të jap maksimumin për skuadrën dhe do të mundohemi që të qëndrojë sa më gjatë në Francë”, tha ai.

Top Channel