Shqipëri-Zvicër, një nga sfidat që s’duhet humbur

09/06/2016 00:00

Europiani i Francës së këtij viti ofron shumë sfida interesante, të cilat askush nuk duhet që t’i humbasë.

E përditshmja spanjolle “AS” e ka përpiluar një listë përballjet që ngjallin kuriozitetin më të madh ku padyshim spikat ajo e Grupit A, mes shqipërisë dhe Zvicrës që do të luhet në 11 qershor ne Lens.

“Shqipëria bën debutimin në një eveniment si Evropiani i Francës. Skuadra e drejtuar nga Gianni De Biasi kërkon të zgjasë ëndrrën e saj  dhe të kualifikohet në raundin e dytë. Por fillimisht kuqezinjët duket të fitojnë ndeshjen e komplikuar me Zvicrën”.

Sigurisht askush nuk do të humbasë sfidën e hapjes së Euro 2016 mes Francës e Rumanisë, edhe kjo për grupin A.

Skuadra e Deshamps do të luajë përballe publikut të saj dhe detyra e saj është jo vetëm të fitojë, por edhe të largojë dyshimet e krijuara nga dëmtimet e mbrojtësve dhe mungesa e Benzema.

Tjetër ndeshje që duhet ndjekur është ajo mes Spanjës e Çekisë. Skuadra kampione në fuqi kërkon titullin e tretë radhazi në kontinent, por ajo që ka më shumë nevojë ajo është të fshijë imazhin e dhënë në Botërorin 2014 ku u eliminua në grupe.

Nuk mund të linim jashtë kësaj liste përballjen mes Anglisë dhe Uellsit në Grupin B që do të jetë një derbi britanik ku Gareth Bale do të përballet me armatën e “Tre Luanëve”.

Gjermani-Poloni është gjithashtu një ndeshje ndaj së cilës askush nuk duhet të jetë indiferent.

Gjermania ka disa polakë në radhët e saj dhe në kualifikuese Levandovski e të tjerë arritën të thyejnë kampionen e botës 2-0. Për më tepër sulmuesi i Bayernit njeh të gjitha truket e shokut të tij të skuadrës, Manuel Neuer.

Top Channel