Nis puna për “Arenën Kombëtare”

09/06/2016 00:00

Mëngjesin e të enjtes ka nisur zyrtarisht puna për ndërtimin e stadiumit të ri “Arena Kombëtare”. Kompania që ka fituar të drejtën për të ndërtuar këtë stadium ka filluar punën me prishjen e ndërtimeve rreth e përqark impiantit ekzistues.

Më pas do të vazhdohet me prishjen e mureve të stadiumit, por në fillim do të hiqen pjesë si stolat apo dhe impianti i ndriçimit të cilat do të zhvendosen drejt stadiumeve të tjera të Shqipërisë.

Ndërtimi i stadiumit të ri të kombëtares shqiptare e cila u bë mollë sherri mes qeverisë dhe opozitës parashikohet të zgjatë dy vjet, ndërkohë që synimi është që brenda pak vitesh në “Arena Kombëtare” të luhet edhe finalja e Europa Leagues.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel