Monopoli i insulinës, AK: Dyshim për abuzim me tregun farmaceutik

09/06/2016 00:00

Autoriteti i konkurrencës ka nisur një hetim të thelluar mbi kompaninë që ka eskluzivitetin e tregtimit të insulinës për abuzim me pozitën monopol.

“Fufarma” është kompania e vetme që ka të drejtën e tregtimit të insulinës ‘lantus’ në Shqipëri, një medikament jetik për të sëmurët me diabet.

Por, autoriteti ka konstatuar se kjo kompani i detyron farmacitë, që për çdo pako insulinë, të blejnë edhe 10 pako të një medikamenti tjetër duke ju rritur kostot.

“Tregtimi me kushte është një lloj kostoje e shtuar dhe kjo lloj sjellje është në shkelje të ligjit. Për të parë se në çfarë mase kemi shkelje të ligjit, autoriteti ka hapur një procedurë të hetimit”, shprehet Lindita Lati, kryetare e AK.

Top Channel