Monitorimi nga ajri i kanabisit, zgjatet marrëveshja me GDF

09/06/2016 00:00

Policia e Shtetit ka zyrtarizuar edhe për këtë vit bashkëpunimin me Guarda di Finanza për monitorimin nga ajri të territorit kundër kultivimit të hashashit.

Takimi koordinues është zhvilluar larg syrit të mediave, pasi të pranishëm kanë qenë edhe përfaqesues Interforcës, misionit të përfshirë në debatin mbi përgjimet.

Në mungesë të Haki Çakos së pezulluar, fjalën e ka mbajtur i komanduari si drejtor i përgjithshëm, Rebani Jaupaj, i cili ka vlerësuar bashkëpunimin me policinë italiane.

Ky është viti i katërt që në sezonin e kultivimit të kanabisit, territori shqiptar monitorohet nga ajri me aeroplanë të teknologjisë së lartë për lokalizimin e parcelave.

Top Channel