Monitorimi nga ajri, edhe një vit bashkëpunim me Guardia di Finanza

09/06/2016 00:00

Policia e Shtetit ka zyrtarizuar edhe për këtë vit bashkëpunimin me Guardia di Finanza për monitorimin nga ajri të territorit kundër kultivimit të hashashit.

Takimi koordinues është zhvilluar larg syrit të mediave, pasi të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të Interforce, misionit të përfshirë në debatin mbi çështjen e përgjimeve.

Në mungesë së Haki Çakos së pezulluar, fjalën e ka mbajtur i komanduari si drejtor i përgjithshëm Rebani Jaupaj, i cili ka vlerësuar bashkëpunimin me Policinë Italiane.

Ky është viti i katërt që në sezonin e kultivimit të kanabisit, territori shqiptar monitorohet nga ajri me aeroplanë të teknologjisë së lartë për konstatimin e parcelave.

Top Channel