Lufta në Elbasan, policia patrullon me forca të shtuara

09/06/2016 00:00

Pas ngjarjeve të fundit në Elbasan, hyrje-daljet e qytetit patrullohen nga forca policore të armatosura rëndë. Postblloqe policie ka edhe në brendësi të qytetit, duke të krijuar përshtypjen se është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Rrugët që të çojnë në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku Ardjan Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça shkëmbyen zjarr me policinë gjatë paradites së të enjtes, ishin totalisht të bllokuara. Ekspertë të uniformave blu po këqyrnin vendin e ngjarjes, ndërsa shenjat e plumbave gjendeshin kudo.

Të enjten, policia e Elbasanit arrestoi 8 persona. Por a është kjo e mjaftueshme për të shuar klimën e terrorit në një prej qyteteve më të mëdha të vendit?

Me qetësimin e situatës, pak pas mesditës nga Elbasani u larguan edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe një grup i forcave speciale “RENEA”, të cilët u thirrën në ndihmë pas përplasjes me armë të Çapjeve me policinë.

Top Channel