Konferenca Gjyqësore: Ndaj Aliaj, sulme fyese e denigruese

09/06/2016 00:00

Këshilli Ekzekutiv pranë Konferencë Gjyqësore Kombëtare ka reaguar ndaj deklaratave të krerëve të qeverisë ndaj gjyqtarit Arian Aliaj, të cilin e kanë konsideruar si vegël politike.

“Deklarata të tilla vënë në dyshim parimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor. Këto deklarata fyese e denigruese nuk kanë lidhje me aspiratën për një drejtësi të pavarur”, thuhet në reagimin e Këshillit.

Organi në fjalë nënvizon se, ndarja e pushteteve është një gur themeli që udhëheq çdo institucion gjatë ushtrimit të veprimtarisë.

Top Channel