Ora zyrtare u vendos! Zbardhet fati i ndeshjes pas stuhisë së frikshme në SHBA, ja kur zbresin sërish yjet në fushë!
Spanja ka bërë mbylljen më të keqe të mundshme të fazës përgatitore para startimit të kampionatit europian duke u mundur në stadiumin e Getafes nga Gjeorgjia.
Del Bosque e nisi ndeshjen me treshen e sulmit, Thiago-Fabregas-Aduriz, por eksperimenti në fazën e sulmit rezultoi i dështuar për kampionët në fuqi të Europës, të cilët po tregojnë luhatje të mëdha në lojë.
Spanjollët u dorëzuan pas 90 minutash të dobëta, ku vendosi goli i shënuar nga Okriashvilli në minutën e 40 të takimit.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë nga vendasit që nuk arritën të gjenin rrugën e golit në disa raste, gjithsesi të rinjtë Bellerin e Lucas Vasquez nuk arritën të bindin trajnerin Del Bosque.
Në pjesën e dytë, Del Bosque vendosi të hidhte në fushë armatën e rëndë të drejtuar nga Iniesta dhe Koke në mesfushë, por as Nolito nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, duke u dorëzuar në një 90 minutësh ku treguan se nuk janë ende gati për ndeshjen e parë ndaj Çekisë në 13 Qershor.
Top Channel