Tahiri: Gjyqtari që pezulloi Çakon ka liruar vrasësin nga burgu

08/06/2016 11:45

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, një ditë pas pezullimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, pas skandalit të përgjimit, sulmoi ashpër gjyqtarin që dha vendimin, duke thënë se ai “ka liruar nga burgu njerëz që kanë kryer vepra të rënda penale”.

“Ka ardhur dita që jemi në një test historik për t’u ndarë nga e shkuara. Jemi përpara një provimi madhor për të ardhmen e fëmijëve tanë. Duhet të ndajmë nëse në drejtësi na duhen prokurorë e gjyqtarë që vendosin për qytetarin apo për të fortin. Nuk duam të korruptuar në gjykata që janë peng i atyre që i kanë emëruar”, tha Tahiri në Panairin e Policisë.

Më tej, ministri i Brendshëm theksoi se gjyqtari që vendosi pezullimin e Çakos “është një gjyqtar i shkaktuar për korrupsion dhe për mospërmbushje të detyrës”.

“Ka liruar nga burgu njerëz që kanë kryer vepra të rënda penale. U shkarkua, por papritur kthehet prapë në detyrë. Si mund të kthehet në detyrë një gjyqtar që liron një vrasës nga burgu? Ky gjyqtar pati guximin moral për të shkelur ligjin e për të dhënë një vendim tërësisht politik. Ky gjyqtar është fytyra e vërtetë e atyre që mbrohen nga ata që nuk e duan reformën në drejtësi. Është përfaqësues i korporatës së të korruptuarve”, u shpreh Tahiri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA