Kreu i KiE i shkruan Nishanit: Kemi parasysh shqetësimit që ngrini në letrën tuaj

08/06/2016 00:00

Në kohën kur në Shqipëri ligji i ri i qeverisë për pronat, është duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese, presidenti Bujar Nishani më 16 maj i është drejtuar me një letër Sekretarit te Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Thornbjorn Jagland ku i ka shfaqur shqetësimin e tij mbi këtë ligj.

Tre javë më pas, Sekretari i Përgjithshëm, Jagland ka siguruar Nishani se shqetësimi i tij po mbahet ne konsideratë.

“Shqetësimet tuaja lidhur me Ligjin e ri “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” që me sa di po shqyrtohet tani nga Gjykata Kushtetuese, i kam mbajtur parasysh me vëmendje”, thuhet në letrën mbërritur në Presidencë.

Më tej sekretari Jagland shton se Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës po e mbikëqyr nga afër çështjen, në kuadër të zbatimit të vendimit pilot “Manushaqe Puto kundër Shqipërisë” dhe në bazë të kërkesës se Presidentit Nishani, letra e tij do t’i sillet në vëmendjen e Komitetit para takimit të tij të ardhshëm që do të mbahet këtë muaj.

Top Channel