KLD reagon pas deklaratave të Ramës dhe Tahirit

08/06/2016 00:00

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Tahiri për gjyqtarin Arjan Aliaj, i cili pezulloi nga detyra kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çako.

“Këto deklarata janë kërcënim i hapur jo vetëm ndaj një gjyqtari, por gjithë trupës gjyqësore. Deklarata të tilla japin mesazhin se kjo reformë mund të jetë vetëm një fasadë e dalë boje”, thuhet në reagimin e KLD-së.

Pasi e cilësoi si “një personazh aq thellë i zhytur në kënetën e sistemit të drejtësisë, sa vet Këshilli i Lartë i Kënetës e ka shkarkuar për korrupsion dhe mospërmbushje të detyrës”, kryeministri tha se gjyqtari Arjan Aliaj është “killer” me pagesë, apo me flamur partie i drejtësisë, i cili sipas tij ka liruar nga burgu të paktën 7 herë njerëz të dënuar për vepra të rënda penale.

Top Channel