“Euro 2016”, Gjermania humbet shërbimet e Rudiger. Pritet zëvendësimi i tij

08/06/2016 00:00

Ekipi kombëtar i Gjermanisë mbërriti në Francë për “Euro 2016” dhe nisi menjëherë punën e saj. Kampionët e botës, të drejtuar nga Joachim Low iu drejtuan qendrës së tyre stërvitore për të zhvilluar përgatitjet, nga të cilat stafi teknik mori një lajm shumë të keq.

Mbrojtësi Antonio Rudiger pësoi një dëmtim në ligamentet e gjurit të djathë, dëmtim që u konfirmua nga stafi mjekësor. Kjo do të thotë se futbollisti 23-vjeçar humbet përfundimisht Europianin, pasi ky dëmtim do ta mbajë atë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë.

Ndërkohë, Federata gjermane e Futbollit, nëpërmjet një komunikate për shtyp bëri të ditur se Joachim Low dhe ndihmësit e tij po mendojnë ta zëvendësojnë mbrojtësin, gjë që lejohet edhe nga rregullorja e UEFA-s.

Sipas kësaj rregulloreje, skuadrat përfaqësuese mund të bëjnë zëvendësime të lojtarëve të dëmtuar në ditët përpara ndeshjes së tyre të parë, në një aktivitet të përmasave të tilla si kampionati europian i futbollit.

Top Channel