Ora zyrtare u vendos! Zbardhet fati i ndeshjes pas stuhisë së frikshme në SHBA, ja kur zbresin sërish yjet në fushë!
Marcel Desailly mendon se Franca do të duhet të përballet me presionin për të fituar dy ndeshjet e para të grupit, atë kundër Rumanisë dhe ndaj Shqipërisë.
Ish-lojtari kampion bote thotë se ka respekt për këto dy skuadra, por “gjelat” janë të detyruar të fitojnë, ndryshe do të duhet të shohin vazhdimin e Europianit në shtëpi.
Edhe pse formula e këtij Europiani lejon që edhe me një fitore të vazhdosh garën, për Desailly kjo nuk duhet të vlejë për Francën, skuadrën mikpritëse, e cila duhet të bind që në start.
“Jam shumë kurioz të shoh rreshtimin e skuadrës, taktikat… se si ata do ta përballojnë presonin e të qenit mikpritësit e Europianit. Shumë përgjigje do të marrim që në ndeshjen e parë. Mendoj se me këtë skuadër që kemi duhet të mundësh Rumaninë, ndryshe mbaroi gjithçka. E njëjta histori edhe më Shqipërinë, nëse nuk e mund, atëherë ka përfunduar vërtet”, tha Desally që duket se paralajmëron trajnerin Didier Deschamps.
Top Channel