Basha, thirrje Ramës dhe “të tjerëve”: Votojmë reformën që jep garanci

08/06/2016 10:40

Lulzim Basha, gjatë një tryeze për antikorrupsionin të organizuar nga Forumi për Liri dhe Demokraci dhe IRI, i bëri thirrje Edi Ramës që të votojë “reformën në drejtësi siç e kemi rakorduar me opsionet e paraqitura nga Venecia”.

“Pyetja shtrohet, çfarë jemi gati të bëjmë ne? Së pari I bëj thirrje atij nga kjo sallë, të votojë reformën siç e kemi rakorduar, me opsionet e rakorduara me Komisionin e Venecias. Është gati, eja votoje. Mos e blloko integrimin si më parë. Kështu siç është, reforma është gati”, deklaroi Basha, i cili dërgoi edhe një tjetër mesazh, këtë herë jo vetëm për kreun e qeverisë.

“Gjithashtu i bëj të qartë atij dhe të tjerëve që përkunden në ëndrra diabolike, naive apo të papërgjegjshme, se opozita ka pranuar një nga mekanizmat e Venecias që ofron garanci për moskapje politike. Këto garanci i pranojmë, nësse ka garanci më të mëdha i pranojmë, por asgjë më pak sekjo nuk do të pranojmë kurrë”, tha Basha.

Kreu i opozitës nënvizoi se kryeministri e refuzoi zgjidhjen e EURALIUS-it, OPDAT-it dhe Venecias. “E refuzoi se nuk përputhet me konceptin e tij për drejtësi. E patë se kush është ky koncept. Dje kërcënoi Prokurorinë pas skandalit të përgjimit. Por nuk është kjo drejtësia që fut shqiptarët në Europë. Qeveria do një drejtësi të kapur politikisht, nuk i intereson drejtësia e pavarur”, tha me tej Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA