Reforma në drejtësi, PDIU: Të shkojmë në referendum
07/06/2016 00:00
Në kushtet e mungesës së një konsensusi me opozitën dhe të numrit të nevojshëm prej 94 vitash për të kaluar reformën në drejtësi, PDIU kërkon që të shkohet tek referendumi.
Kjo kërkesë u artikulua nga deputetja Mesila Doda.
“Referendumi me dy alternativa është zgjidhja më e pranueshme dhe PDIU mendon se sot duhet të dëgjojmë zërin e sovranit për këtë reformë mjaft të rëndësishme për vendin”, tha ajo.
Gjithashtu, Doda tha se PDIU mbështet reformën, por nuk do të votojë asnjë paragraf apo nen që ndryshon Kushtetutën dhe që nuk ka lidhje me këtë reformë.
Top Channel