
Kryeministri Edi Rama bëri një veprim të pazakontë, kur i kërkoi qeverisë italiane një ndjesë publike pas veprimeve hetimore për pajisjen e përgjimit. Veprime që çuan në pezullimin e kreut të Policisë së Shtetit dhe ndalimin e dy drejtuesve të tjerë, dhe që Edi Rama.
“Mbroj fort pikëpamjen se shpjegimet e dhëna nga Italia përmes ambasadorit italian, pa asnjë detyrim, por vetëm si shprehje e miqësisë së sinqertë dhe vullnetit më të mirë, për të vendosur nën dritën e fakteve legjendën politike të përgjimeve, duhet të kishin mjaftuar që institucioni shqiptar i akuzës të mos përfshihej në një makinacion kaq të rëndomtë politik”, tha Rama.
Ndërsa për opozitën, veprimet e Prokurorisë janë ende shumë të pamjaftueshme.
“I kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm dhe prokurorëve të çështjes të bëjnë gjithçka, sipas ligjit dhe brenda ligjit, dhe të mos ndalen me ‘koka turku’. Hetimi i plotë i Saimir Tahirit, hetimi i plotë i përgjegjësive të tij për këtë skandal është ajo çfarë presin shqiptarët, është ajo çfarë pret opozita, institucionet e pakapura të shtetit dhe faktori ndërkombëtar. I bëj thirrje Edi Ramës të largojë Saimir Tahirin nga detyra një orë e më parë”, deklaroi Basha.
Ajo që për Bashën është një pengim dhe sabotim i hetimeve nga qeveria, për kryeministrin është një hetim absurd i Prokurorisë. Ose, siç e quan Rama, “një çudi që ka dëmtuar jo pak vazhdën e një bashkëpunimi të shkëlqyer me Italinë”.
Top Channel