PD, Ristani: Ironike dhe cinike t’i kërkosh të falur italianëve

07/06/2016 09:15

Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka deklaruar se është “ironike dhe cinike t’i kërkosh të falur italianëve për përgjime të paligjshme që ke kryer në vendin tënd dhe të mos u kërkosh të falur atyre që kanë qenë viktima të përgjimit”.

“Dhe viktima të një përgjimi të paligjshëm janë qytetarët shqiptarë, politikanë ose jo, gazetarë apo diplomatë. Të gjithë të mbrojtur njësoj nga Kushtetuta, të gjithë qënie që mbrohen njësoj nga legjislacioni për të drejtat e njeriut. Tregues i qartë ky fakt për të parë se sa lidhje ka ky kryeministër me ligjin dhe reformën në drejtësi. Për më tepër tregues i qartë i ethshmërisë së tij për ta patur drejtësinë nën thundrën e tij”, shtoi Ristani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA