Mustafa: Libri, udhërrëfyes i së ardhmes së Kosovës

07/06/2016 00:00

Në Prishtinë është hapur këtë të martë me një ceremoni zyrtare, panairi i 18 i librit “Prishtina 2016”. Në hapjen e tij mori pjesë edhe kreu i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, i cili e quajti ngjarje të rëndësishme për Kosovën dhe për kulturën këtë panair.

“Kjo është festë e bukur e artit. Kjo është gjithashtu festë e së ardhmes, sepse librat e bëjnë jetën më të bukur. Panairi i librit është shenjë e identitetit tonë dhe thërret në kujtesën tonë rëndësinë që ka, si dhe kënaqësinë që sjell libri”, tha kryeministri Mustafa.

Ai shtoi se libri mbetet udhërrëfyes i së ardhmes së vendit.

“Libri mbetet udhërrëfim për të ardhmen tonë. Ky panair është bërë tashmë pjesë e traditës shqiptare”, tha kryeministri kosovar.

Edhe Daut Demaku, si dhe zëvendësministri i Kulturës së Shipërisë, Zef Çuni e kanë quajtur të rëndësishme këtë panair.

“Tashmë e kemi kaluar periudhën e adoleshencës dhe besoj që jemi pjekur. Disa prej gabimeve nuk do të na falen”, tha Demaku duke iu referuar 18-vjetorit të panairit.

Top Channel