Kombëtarja “zgjohet” me stërvitje

07/06/2016 08:50

Kombëtarja shqiptare ka nisur në orët e para të mëngjesit të së martës stërvitjen e dytë në prag të fillimit të Kampionatit Europian të futbollit.

Gjithçka ka nisur nën mbikëqyrjen e trajnerit De Biasi dhe ndihmësve të tij dhe seanca do të zgjasë disa orë.

Ndërkohë, në orën 17:00 të pasdites së sotme do të ketë një konferencë për shtyp dhe gjysmë ore më pas një tjetër seancë stërvitore.

Ajo që ka rënë në sy këtë mëngjes në kampion stërvitor të kombëtares është siguria e larta. Oficerë të policisë qëndrojnë pranë kampit, ndërsa nuk mungojnë edhe qentë.

FOTO GALERI
14/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA