Beteja për Ligën e Kampionëve në Serie A, Milani rrezikon parakalimin nga Roma, Juventusi surprizon në vendin e tretë
Edhe pse ende nuk janë hedhur firmat mbi kontratë, mediat italiane shkruajnë se Giampiero Ventura është trajneri i ri i kombëtares “azurre”.
Sipas tyre, presidenti i Federatës, Tavecchio rënë dakord në termat ekonomike dhe pritet që zyrtarizimi të bëhet ditën e martë.
Tekniku 68-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare dhe pritet që të përfitojë 1.3 milionë euro në vit.
Qëllimi kryesor i ish-trajnerit të Torinos është të kualifikojë kombëtaren e Italisë në Botërorin e 2018.
Mediat shkruajnë gjithashtu se ai nuk do të përfitojë asnjë bonus në rast kualifikimi. Ventura ka drejtuar disa ekipe në futbollin italian si Kaljari, Napoli apo dhe Udinese ndërkohë që në 5 sezonet e fundit ai ka qenë në krye të Torinos.
Top Channel