Seti i fundit fotografik i Muhammad Ali
06/06/2016 00:00
Muhammad Ali ngre grushtin e tij për herë të fundit në një seri fotografish të publikuar për herë të parë ditën e dielë.
Në këto foto shihen efektet që kanë lënë 30 vjet luftë me Parkinsonin, por dallohet edhe buzëqeshja e ish-boksierit, i cili konsiderohet një nga sportistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Fotot janë realizuar nga britaniku Zenon Texeira, i cili në fund të muajit mars u ftua në shtëpinë e “Më të Madhit”.
Muhammad Ali ndërroi jetë të shtunën, në moshën 74-vjeçare, pas një beteje 32-vjeçare me sëmundjen e Parkinsonit.
Top Channel