Rama viziton kombëtaren në Itali

06/06/2016 09:45

Futbollistët e kombëtares shqiptare dhe stafi teknik patën një vizitë të veçantë në Bergamo përpara nisjes për në Francë për Kampionatin Evropian të Futbollit. Kryeministri i vendit Edi Rama u ka uruar atyre sukses në këtë eveniment të rëndësishëm, ku Shqipëria merr pjesë për herë të parë. Në fjalën e tij Rama theksoi se kjo kombëtare do të përfaqësojë në Francë të gjithë shqiptarët duke bëre realitet ëndrrën e tyre.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit tha se Shqipëria nuk do të shkojë në Evropian thjesht për të plotësuar numrin.

Trajneri Gianni De Biasi theksoi se pjesëmarrja në Evropian është mundësi unike dhe të gjithë duhet të japin maksimumin në fushë: “Besoj se jemi të gjithë të ndërgjegjshëm për rëndësinë dh emundesinë unike që kemi me pjesëmarrjen  në Evropian. Besoj gjithashtu se për ne është e nevojshme të japim maksimumin pasi rezultatet nuk vijjnë asnjëherë rastësisht. Nëse kjo skuadër shkoi në Evropian, është se ajo djersiti shumë në 8 ndeshjet kualifikuese ku bëri gjëra vërtet të jashtëzakonshme duke luajtur me zemër dhe pasion. Nëse do të ruajmë këto cilësi, do të umund të habisim ende, por gjithnjë duhet të kujtojmë nga vijmë”, u shpreh De Biasi.

Top Channel