Kontigjenti i radhës i FA niset drejt Afganistanit; komandot, mision 6-mujor
06/06/2016 14:25
Një kontingjent i batalionit komando të Forcave të Armatosura shqiptare u nis këtë të hënë me mision paqeruajtës në Afganistan, në kuadër të misionit të NATO-s.
Në ceremoninë e përcjelljes ishte e pranishme ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila në fjalën e saj falenderoi ushtarakët për kontriburtin e tyre.
Duke u ndalur në rolin e Shqipërisë në misionet paqeruajtëse, Kodheli nënvizoi se Shqipëria me politikat e saj gjithë këto vite ka treguar se di të jetë një fqinj i mirë dhe një aleat i denjë krahë NATO-s.
Ky është kontigjenti i katërt paqeruajtës i Forcave të Armatosura shqiptare që do të shërbejë për një periudhë 6-mujore në Afganistan.
Top Channel