Ramazani, Basha: Ju uroj agjërim të lehtë e të pranuar

05/06/2016 00:00

Kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Basha uron që sakrifica dhe lutjet në këtë muaj të shenjtë të shërbejnë për rritjen dhe forcimin e solidaritetit e të vëllazërisë mes të gjithë shqiptarëve pa dallim.

“Të dashur besimtarë myslimanë, në nisje të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju uroj nga zemra agjërim të lehtë e të pranuar. Uroj që sakrifica dhe lutjet tuaja në këtë muaj të shenjtë të shërbejnë për rritjen dhe forcimin e solidaritetit e të vëllazërisë mes të gjithë shqiptarëve pa dallim. Zoti pranoftë lutjet tona për një Shqipëri më të drejtë e të begatë dhe për një jetë më të mirë për çdo shqiptarë”, thuhet në urimin e Bashës.

Top Channel