Në prag të Europianit, Nisa përgatitet për turizëm dhe futboll

05/06/2016 00:00

Dielli, plazhet e bukura dhe restorantet unike mesdhetare do të presin mijëra tifozë, që kanë programuar udhëtimin në Nis (Nice) të Francës gjatë muajit të Europianit të kësaj vere.

Me një mundësi emocionuese për të parë nga afër ndeshjet e “Euro 2016”, Cote d’Azur (apo Riviera franceze) është kthyer në një prej destinacioneve më tërheqëse, edhe për ata që detin nuk e kanë primare po aq sa sporti më popullor në planet.

Por nëse në sipërfaqe ka një qetësi për t’u admiruar, autoritetet franceze kanë bërë të ditur se në qytetin transalpin do të ketë, si asnjëherë më parë, një prani të forcave të sigurisë për të evituar kërcënime dhe rreziqe potenciale gjatë evenimentit që nis më 10 qershor.

Franca ka shtuar gjendjen e emergjencës pas sulmeve të Parisit, duke çuar masat për sigurinë deri në fundin e Europianit, por edhe gjatë Turit të Francës në korrik, siç njihet botërori i çiklizmit.

12 qershori do të jetë dita e së vërtetës për agjentët policorë të Nisës, pasi pikërisht atëherë do të luhet ndeshja e parë e “Euro 2016” në këtë qytet, përballja mes Polonisë dhe Irlandës së Veriut. Më pas do të zhvillohen 4 ndeshje të tjera në stadiumin që pritet të jetë i tejmbushur.

Autoritetet kanë ndërtuar në “Fan Zone” për tifozët në breg të detit dhe në të janë instaluar plot 20 kamera për sigurinë, ndërsa çdokush do të kalojë përmes detektorëve metalikë. Nis ka një mesatare personeli prej 1.2 për çdo vizitor, më e larta se në çdo qytet ku do luhen ndeshjet e “Euro 2016”.

Franca pret rreth 3 milionë tifozë, për 51 sfida në 10 stadiume, ndërsa për herë të parë e pranishme do të jetë dhe kombëtarja shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB