Lojtarët më të moshuar në Europian, Shehi i treti

05/06/2016 00:00

Futbolli është një lojë për të rinj, por kështu nuk mendojnë disa futbollistë, përfshirë edhe portierin e dytë të kombëtares shqiptare, Orges Shehi, i cili është lojtari i tretë më i moshuar në Europian.

Në të vërtetë, numri 1 i Skënderbeut këtë pozicion duhet ta ndajë me tre të tjerë, përfshirë portierin e Italisë, Gianluigi Buffon si dhe mbrojtësin e Portugalisë, Ricardo Carvalho.

Por, kush është lojtari më i vjetër që do të jetë në Europian? Për vendin e parë do të ketë dy lojtarë, ose më saktë, dy portierë, Shay Given i Irlandës dhe Gabor Kiraly i Hungarisë.

Në fotogaleri mund të gjeni lojtarët më të moshuar e që janë zgjedhur të jenë në “Francë 2016”.

FOTO GALERI
1/11
1. GABOR KIRALY | HUNGARI | MOSHA: 40

Top Channel