
Trashëgimia kulturore nuk vendos pengesa, por i shkatërron ato. Aspekti i zhvillimit i kësaj trashëgimie dhe rritja e ndërgjegjesimit për të ka qenë në fokus të një konference të përbashkët në Fototekën Kombëtare Marubi, në Shkodër.
E pranishme në këtë takim, organizuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan në bashkpunim me Ministrinë e Kulturës, ishte dhe ambasadoria e BE-së në vendin tonë Romana Vlahutin.
Në fjalën e saj, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro u shpreh se qëllimi kryesor i dikasterit të saj është rehabilitimi i trashëgimisë kulturore.
Ndërsa drejtori ekzekutiv i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, Michael Granoff vuri në dukje rëndësinë në zhvillimin e partneritetit jo vetëm në trashëgiminë kulturore. Së bashku me ambasadoren Vlauhudin, ata përmendën politikat ndërgjegjësuese brenda dhe jashtë vendit për pasuritë kulturore.
“Gjëja më e bukur e trashigimisë kulturore në aspektin e saj më të mirë është se nuk vendos pengesa por i shkatërron ato. Koncepti i dytë shumë i rëndësishëm patjetër që është partneriteti për të qenë të sukseshëm në botën tonë, qoftë trashëgimi kulturore, biznes apo politikë, është puna që bëjnë njerëzit bashkë. Pavarësisht qëllimeve të mira, asnjeri nuk mund t’i arrijë i vetëm. Normalisht, “Marubi” është një shembull jashtëzakonisht fantastik e besoj se të gjitha projektet tona janë po ashtu shembull jashtëzakonisht fantastik i partneritetit ku qeveri qendrore, qeveri vendore, organizata ndërkombëtare janë mbledhur e kanë punuar së bashku”, deklaroi Granoff.
“Mendoj se kemi tre parakushte sa i përket kulturës dhe trashëgimisë kulturore, që ato të jenë të verteta në thelb si burim. Parakushti i parë ka të bëjë me rritjen e ndërgjegjësimit nga ana e gjithë shoqërisë për atë që kultura e trashëgimia kulturore janë një pasuri e vendit që duhet mbështetur dhe mbrohet. Ne në delagacionin e Bashkimit Europian përpiqemi ta rrisim këtë ndërgjegjësim dhe ndaj Java Europiane u zhvillua në Shkodër. Po përpiqemi t’i bejmë të qartë publikut këtu e jashtë Shqipërisë se sa pasuri të bukura ka ky vend. Parakushti i dytë që duhet të ekzistojë janë pokitikat e duhura që duhet të dimë, të njohim, të kemi ide të qarta e strategji të qarta për atë se si mund të ecet përpara e për këtë mbështesim plotësisht qeverinë. Parakushti i tretë ka të bëjë me dijet, njohuritë e aftësitë për të parë se si do arrijmë të bëjmë të gjitha këto gjëra”, tha nga ana tjetër Vlahutin.
Ky aktivitet vjen pak ditë pas inaugurimit të muzeut të fotografisë “Marubi”.
Top Channel