Miqësoret, Gjermania fiton 2-0 ndaj Hungarisë

04/06/2016 00:00

Kombëtarja gjermane ka arritur fitore në ndeshjen që i paraprin Kampionatit Europian të futbollit. Djemtë e Joachim Low kanë fituar 2-0 miqësoren me Hungarinë.

Fillimisht, mbrojtja hungareze e çoroditur nga prania e Mario Gotze ka shënuar një autogol. Ndërsa më pas, në pjesën e dytë, insistimi i Muller çoi në rrjetë topin e goditur me kokë nga Gomez, i grushtuar nga portieri hungarez dhe i kthyer në zonë nga Boateng.

Ndërkohë, 20 minuta përpara fundit, kapiteni Bastian Schweinsteiger ka celebruar kthimin e tij të shumëpritur, pas një kohe të gjatë në pankinë.

Me këtë fitore gjermanët tregojnë se janë gati për të nisur aventurën në Euro 2016.

Top Channel