Shifrat dhe faktet e finales së Superkupës së Italisë, mbrëmjen e së hënës drejtpërdrejtë në DigitAlb
Akuzat e Karim Benzema ndaj trajnerit të përfaqësueses franceze Didier Deschamps kanë shkaktuar polemika të forta në vendin transalpin.
Sulmuesi i Realit të Madridit që është lënë jashtë skuadre në Euro 2016 për shkak të skandalit të shantazhit ndaj Valbuenes, kishte thënë se Deschamps iu dorëzua presioneve të pjesës më raciste të Francës.
Një deklaratë kjo që detyroi kryeministrin francez, Manuel Valls, të reagojë dhe t’u kundërpërgjigjet akuzave të Benzema.
“Fjalët e Benzema nuk tregojnë imazhin e vërtetë të Francës, sepse futbollistët te ne nuk përzgjidhen në bazë të ngjyrës së lëkurës apo origjinës së tyre. Kemi shumë futbollistë të mirë që kanë imazhin e tyre dhe kemi një trajner që merr vendimet. Çdokush duhet të jetë krenar për origjinën e tyre, por zgjedhja e lojtarëve nuk është bërë duke u bazuar në këtë aspekt”, u shpreh Valls.
Më pas kryeministri që ka pasur kombësinë spanjolle deri në moshën 18-vjeçare, kujtoi se Franca organizoi dhe fitoi Botërorin 1998, një eveniment ku pati të njëjtat polemika si në këtë moment. Ai shtoi se Franca është në gjendje që të triumfojë në Europian.
“Nuk jam trajneri i Francës, është Deschamps që ka qenë një futbollist i mrekullueshëm e që ka fituar gjithçka, është ai që merr vendimet për lojtarët që do të ketë në dispozicion”, vijoi kryeministri.
Franca si organizatore e Euro 2016, është favorite për ta fituar atë dhe ka në përbërje futbollistë që janë në gjendje ta çojnë atë drejt triumfit pavarësisht mungesës së Benzema.
Top Channel