Ballsh, punonjësit e rafinerisë në protestë për pagat

03/06/2016 00:00

Punonjësit e kombinatit të përpunimit të naftës në Ballsh tentuan të hyjnë në mjediset e uzinës për të stakuar nënstacionin elektrik, por u përballën me forca të shumta policore.

Protesta e naftëtarëve vazhdoi përpara uzinës ku kërkuan dhënien e pagave të papaguara prej 10 muajsh dhe vënien e uzinës në punë.

Përveç pagave naftëtarët e Ballshit kërkojnë transparencë në procesin e shitjes në ankand të uzinës.

Uzina e përpunimit të naftës në Ballsh është ndalur prej 10 muajsh, ndërsa punonjësit nuk janë paguar.

Top Channel