Novak Djokovic, Mr. 100 milionë

02/06/2016 14:30

Novak Djokovic vendos emrin në librin e rekordeve përsa i përket përfitimeve financiare në botën e tenisit. Serbi bëhet i pari sportist i kësaj disipline që arrin  kufirin e 100 milionë dollarëve të fituar në karrierë në formën e shpërblimeve në turne të ndryshëm.

Numri 1 i renditjes ATP ka lënë pas në këtë klasifikim të veçantë 2 tenistët që prej vitesh janë në pozicionet më të larta të kësaj renditjeje: Roger Federer dhe Rafael Nadal.

Zvicerani, i cili ka rekordin e 17 titujve Grand Slam, por që është tërhequr nga Roland Garros, është në vendin e dytë me 98 milionë $ të përfituara nga sukseset në turnetë e ndryshëm, ndërsa Nadal, 9 herë fitues i turneut parizien, është i treti me 78 milionë $ të përfituara në karrierën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA