Kombëtarja e femrave shënon humbjen e 7 radhazi

02/06/2016 00:00

Shqipëria pësoi humbjen e shtatë radhazi në fazën paraeliminatore të kampionatit europian për femra, këtë herë përball Rumanisë me rezultatin 0-3, e para kjo nën drejtimin e trajnerit Armir Grima që zëvendësoi në këtë detyrë të dorëhequrin Altin Rraklli.

Në “Elbasan Arena” Rumania rrezikoi që në minutën e parë deri në fund. Rrjedha e lojës ndryshoi në minutën e 42-të kur skuadra mike kaloi në avantazh pas një goditje standarde perfekte.

Goli i dytë shënohet në të njëjtën formë nga e njëjta sportiste. Në minutën e 75-të Shqipëria pëson edhe golin e tretë duke thelluar akoma më shumë rekordin negativ në këto pareliminatore.

Vajzat e ekipit tonë përfaqësuese ndodhen në grupin e 3-të në vendin e fundit me 0 pikë pas 7 ndeshjesh. Takimi i radhës do të luhet më 20 shtator në transfertë ndaj Francës.

Top Channel