“Ua kam sqaruar 20 herë”, Laert Haxhiu i vendosi tritol te biznesi, Noizy dëshmon në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice, Kleviol Ahmeti ka…
Kanonizimi i Nënë Terezës në shtator, lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, si dhe 25-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve kanë qenë në fokus të takimit të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati në Vatikan.
Gjatë qëndrimit në Selinë e Shenjtë, Bushati është takuar me homologun e tij, imzot Paul Richard Gallagher, ndërsa pati edhe një audiencë me Papa Françeskun.
Në takimin me imzot Gallagher, ministri Bushati vlerësoi jehonën mbresëlënëse dhe gjurmët e thella që la në Shqipëri vizita e Papa Françeskut.
Ndërsa në audiencën me këtë të fundit, shefi i diplomacisë shqiptare i shprehu Atit të Shenjtë mirënjohjen për dashamirësinë dhe vlerësimin e vazhdueshëm që ai i ka dhënë popullit dhe kombit shqiptar, si një sinjal i qartë dhe pozitiv për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Top Channel