Përmbysje dramatike në San Francisco, Algjeria mposht Jordaninë dhe mban gjallë ëndrrën për kualifikim në Botëror David Alaba ishte një prej lojtarëve më të rëndësishëm te Bayern Munchen këtë sezon, ndërsa pritet të jetë kapiten i Austrisë në Euro 2016.
Por, 23-vjeçari është bërë protagonist negativ në ndeshjen miqësore të zhvilluar mbrëmjen e së martës ndaj Maltës.
Austria shënoi dy gola të shpejtë brenda 20 minutave të para, ndërsa deri 3 minuta para fundit nuk ishte shënuar asnjë gol tjetër, kur Alaba realizon një autogol me të vërtetë qesharak.
Kapiteni i Austrisë ndodhej brenda zonës së tij kur merr një top nga portieri dhe në tentativë për t’ia pasur sërish atij e kthen topin në portë, në një pozicion ku portieri e kishte të pamundur ta ndalonte.
Një autogol sa qesharak, aq edhe i dyshimtë ky i realizuar nga kapiteni i Austrisë.
Top Channel