Gjithçka kundër duhanit, në paketa do stampohen imazhe të pasojave

31/05/2016 00:00

Edhe në Shqipëri paketat e cigareve do të lejohen të tregtohen vetëm nëse në ambalazhin e tyre të do kenë foto dëmet që duhani i shkakton shëndetit.

“Në vijim të angazhimeve që obsh ka bërë specifikisht për këtë ditë, Komiteti ndërsektorial për mbrojtjen nga duhani mori vendimi që të gjitha paketat që tregtohen në shqipëri të kenë në ambalazhin e tyre foto me dëmet që sjell duhanpirja në shëndetin e njeriut, me raste konkrete”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Respektimi i disa ndryshimeve të bëra në ligjin antiduahn për moslejimin e konsumit të tij në ambiente të brendshme, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka sjellë përgjysmim të konsumit nga të rinjtë.

“Për Shqipërinë thotë që kemi një rënie të ndjeshme të duhanpirjes tek të rinjtë. Për grupmoshën 13-15 vjeç në vitin 2009 kuota ka qenë 11.5 për qind, ndërsa tashmë janë 6 për qind. Po t’i marrim në djem dhe vajza, djemtë kanë qenë 17.6 për qind dhe kanë rënë në 8.3. Ndërsa vajzat kanë qenë 6.3 dhe kanë rënë në 3.6 për qind. Është ende shpejt për të patur rezultate të prekshme në uljen e sëmundshmërisë apo në efekte pozitive në jetëgjatësinë e shqiptarëve”, ka nënvizuar Beqaj.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë zhvilluar takime me të rinjtë, me qëllim sensibilizimin e tyre mbi pasojat negative të konsumit të duhanit. Në Shqipëri përllogariten rreth 330 humbje jetë në vit të lidhura me duhanpirjen.

Top Channel