Ukraina shpartallon mbrojtjen e Rumanisë

30/05/2016 00:00

Rumania është një nga 3 kundërshtarët e Shqipërisë në Euro 2016. Ata arritën deri në Finalet e Europianit duke zhvilluar një fazë eliminatoresh fantastike, ku në sy ra mbrojtja që ishte mjaft ë konsoliduar.

Por, në një miqësore të zhvilluar mbrëmjen e së dielës ndaj Ukrainës, mbrojtja rumune nuk ishte ajo e fazës eliminatore, pasi pësuan 4 gola.

Përfaqësuesja ballkanase, që është kundërshtare e Shqipërisë në Grupin A, u mposht 4-3 nga Ukrainë në sfidën e luajtur në Torino. Për kuqezinjtë kjo ndeshje kishte interes të veçantë edhe për faktin se ukrainasit do të jenë kundërshtarët e radhës të Shqipërisë në miqësoren e dytë dhe të fundit që do të luhet me 3 qershor.

Skuadra e Iordaneskut e nisi mirë takimin, derisa në minutën e 23-të Torje, realizoi një më goditje të bukur nga distanca, që befasoi edhe portierim Pyatov.

Në fund të pjesës së parë për Ukrainën barazoi Zozulya, i ndihmuar edhe nga gabimet në fazën mbrojtëse të Chiriches dhe Tatarusanu.

Në pjesën e dytë loja e Rumanisë la shumë për të dëshiruar, pasi ballkanasit pësuan 3 gola brenda 11 minutave, ndoshta ky fakt erdhi edhe për shkak të zëvendësimeve.

Me këtë disfatë Rumania i jep fund serisë prej 15 ndeshjesh pa humbje në garat zyrtare.

Top Channel