Këndi i lojërave tek Parku; Përfundojnë punimet, përurimi në 1 qershor

30/05/2016 00:00

Këndi i shumë debatuar i lojrave tek Parku i Liqenit në Tiranë, ka perfunduar së ndërtuari dhe zyrtarë të bashkisë së kryeqytetit bënë të ditur se ai do të perurohet në 1 qershor. Ata u bënë thirrje qytetarëve që do të frekuentojnë me femijët këtë park që ta ruajnë dhe të mos e dëmtojnë atë. Kundërshtuesit e Parkut pritet të mbajnë një protestë më 1 qershor në orën 11:00.

Këndi i lodrave për fëmijë i ndërtuar në parkun Kombëtar pranë Liqenit Artificial në Tiranë është në përfundim.

Ai do të ingaurohet në 1 qershor në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Ky park është konceptuar me lodra të ndryshme që ndihmojnë në zhvillimin fizik të fëmijës, në mënyrë që të mos shndërrohen në obezë.

Në këtë pikë është një park i i munguar në kryeqytet. Në fillimet e tij, parku shërbeu si një mollë sherri për përplasjen e Bashkisë me Presidencën.

I ndërtuar në një terren pak të thyer në mes të pemëve këndi i lodrave zë 4 dynymë siperfaqe ku secila grup moshë gjen veten me lodrat e ndërtuara posaçërisht për ta .

“Parku është i konceptuar në zona ë ndryshme për mosha të ndryshme fëmijësh”, shprehet  Arber Mazniku.

Në dukje tepër atraktiv dhe funksional ky park i cili do të shërbejë për argëtimin e fëmijëve dhe zhvillimin e tyre, por pse jo dhe vetë prindërve kërkon dhe një ndërgjegje qytetare për të mirëmbajtuar ose të paktën për të mos e dëmtuar me dashje atë.

Top Channel