Flamurtari, prezantohen Magani dhe Fazlliu. Dervishi, ndihmëstrajner

30/05/2016 00:00

Flamurtari prezanton zyrtarisht trajnerin e ri Gugash Magani, i cili rikthehet në stolin e klubit vlonjat pas 5 vitesh.

Në një konferencë për shtyp, trajneri u shfaq së bashku me presidentin e klubit Sinan Idrizi, i cili deklaroi se Magani nuk do të jetë thjesht trajner i skuadrës, por do të bëjë edhe rolin e menaxherit.

Ndërkohë, trajneri Magani nuk ngurroi të falënderonte presidentin Sinani për mundësinë që i dha për të marrë sërish drejtimin e një skuadre si Flamurtari, teksa shtoi se objektivat e tij janë vlerësimi i fanellës dhe fitorja e çdo ndeshjeje.

Në të njëjtën kohë, Flamurtari prezantoi edhe ndihmësin e Maganit në stol, Klodian Dervishin, si dhe blerjen më të re të tyre, Astrit Fazlliun.

Top Channel