“Lufthansa” ndërpret fluturimet drejt Venezuelës

29/05/2016 00:00

Kompania ajrore gjermane “Lufthans” lajmëroi se do të pezullojë fluturimet e saj drejt Venezuelës që prej 18 qershorit, për shkak të vështirësive ekonomike në këtë vend. Kompania gjithashtu tha se kontrolli shtetëror mbi valutën e bën të pamundur për kompanitë ajrore që të konvertojnë fitimet e tyre në dollarë dhe t’i dërgojnë paratë jashtë vendit.

Ekonomia e Venezuelës është goditur rëndë nga ulja e çmimit të naftës, e ardhura kryesore e vendit, ku inflacioni marramendës dhe mungesë e produkteve bazë janë shumë të theksuara.

Në kuadër të kësaj situate, “Lufthansa” tha se do të ndalojë udhëtimet drejt dhe prej Karakasit, ndërsa gjithashtu theksoi se kërkesa nga Venezuela për udhëtime jashtë vendit kanë rënë ndjeshëm.

Kontrolli i valutës nga shtetit u fut në përdorim në vitin 2003 nga ish-Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez. Kjo masë u ashpërsua më shumë 2 vjet më parë, duke detyruar shumë kompani ajrore që të reduktonin operacionet e tyre në këtë vend pasi e kishin të pamundur që të nxirrnin nga Venezuela miliarda dollarë të ardhura që ishin të bllokuara në bolivarë, siç quhet monedha e vendit.

Por qeveria e Venezuelës, e cila shihet gjerësisht në botë si fajtorja kryesore për telashet e vendit me keqmenaxhimin kolosal që ka bërë, i mbrojti politikat e saj duke thënë se ajo ka prioritete dhe këtu nuk hyjnë problemet e kompanive të huaja.

Top Channel