
Katër autorët e një sërë grabitjesh me armë në Durrës të cilët tashmë janë vënë në pranga nga policia, për një sërë vjedhjesh janë kapur nga kamerat e sigurisë gjatë një grabitje.
Juxhin Kapllani, 28 vjeç; Jurgen Kulmi, 21 vjeç; Selvis Agasi, 20 vjeç dhe Armand Tata, 20 vjeç janë 4 të rinjtë që u arrestuan nga policia për 6 vjedhje të dokumentuara.
Sipas policisë, personat e arrestuar arrestohen dyshohen si autorë të grabitjes me dhunë një kazino në 25 shtator të vitit të kaluar; i kanë marrë me dhunë xhiron ditore punonjësit të një karburanti më 25 shtator 2015; kanë grabitur një pikë bastesh më 21 janar 2016 në lagjen numër 17/1 në Durrës; kanë grabitur një karburant në lagjen Nr.16 të Durrësit më 8 shkurt 2016. I kanë vjedhur automjetin “Renault Clio” shtetasit J.B më 12 prill, të parkuar pranë banesës; më datë 04.05.2016, në lagjen Nr.14, kanë vjedhur më dhunë dhe nën kërcënimin e armës filialin e një pike transferimi parash.
Gjithashtu, efektivat e policisë kanë bërë të mundur edhe parandalimin e një vjedhje tjetër të planifikuar nga shtetasit e mësipërm, konkretisht të një filial transfertash parash në afërsi të kryqëzimit të Stadiumit.
Top Channel