Eksperimenti me Katarin; Fitore e lehtë në prag të listës zyrtare të kombëtares

29/05/2016 00:00

Shqipëria ka arritur të kalojë më sukses testin e radhës gjatë fazës përgatitore para startimit të Francë 2016 duke mundur Katarin me rezultatin 3-1.

Pas një periudhe një javore në Austri ekipi shqiptar i përbërë nga 27 lojtarë edhe pse jo në të gjitha ditët të gjithë lojtarët ishin në dispozicion të De Biazit.

Pavarësisht kësaj trajneri italian ka provuar disa skema e forma aktivizimi. Pavarësisht golit që në minutën e parë që pësoi përfaqësuesja jonë, gjithçka u përmbys si në rezultat ashtu edhe në lojë.

Në fillim Ajeti barazon pas një krosimi perfekt të Bashës, duke shënuar golin e parë me fanellën kuqezi pas nëntë ndeshjesh që është aktivizuar.

Mungesa e disa lojtarëve të formacionit bazë të eliminatoreve nuk u ndje shumë përball një kundërshtari modest si Katari.

Brenda 45 minutave Shqipëria arriti të kthejë edhe rezultatin në favorin e saj falë golit të Lenjanit.

Në pjesën e dytë  De Biazi ndryshon në fillim tërësisht sulmin duke larguar Gashin, Cikalleshin dhe Lenjanin për të aktivizuar Balajn, Sadikun dhe Rashicën.

Edhe në këto 45 minuta Shqipëria kontrolloi lojën dhe vulosi gjithçka me eurogolin e Sadikut që çoi shifrat në 3-1 dhe nga aspekti sportiv mbylli gjithçka.

Kjo i dha dorë trajnerit që të aktivizojë më pas edhe të tjetër lojtarë si Cana, Agolli, apo Shala duke marrë të dhënat e tij për listën me 23 lojtarë që do të ikin në Francës të cilën do ta publikojë brenda ditës së martë.

Testi i radhës për Shqipërinë do të jetë në Bergamo të Italisë përball Ukrainës.

Top Channel