Ulet vdekshmëria foshnjore, kongresi i gjinekologëve: Të investohet në teknologji

28/05/2016 00:00

Vdekshmëria foshnjore në Shqipëri është ulur, por sërish shifrat janë më lart se në vendet e zhvilluara.

Sipas statistikave vdekshmëria foshnjore  përllogaritet 11 për 1000 fëmijë, ndërkohë që në Europë kjo shifër është 5-6 për 1000 fëmijë.

“Problemet kryesore janë ato të ndjekjes korrekte të shtatzënisë, të zbulimit në kohë të sëmundjeve, të anomalive të fetusit. Duhet një përmirësim i teknologjisë, përmirësim të aparateve të ekografisë, përmirësim i laboratorëve për të pasur analiza sa më të sakta, si dhe përmirësimi i kushteve të spitaleve”, shprehet Orion Glozheni, president i kongresit.

Në Tiranë është zhvilluara akademia ndërkombëtare e mjekësisë perinatale, ku mjekë gjinekologë dhe obstetër nga vende të ndryshme kanë sjellë eksperiencat e tyre në lidhje me sëmundshmërinë e nënës dhe të bebes.

Top Channel