Nga Kosova për ringritjen e kishës
28/05/2016 00:00
I ndjeri Imzot Rrok Mirdita nuk ishte i vetmi që erdhi nga jashtë Shqipërisë për të ringritur Kishën katolike menjëherë pas përmbysjes së sistemit komunist.
Në fillim të viteve ’90 erdhi nga Ferizaj i Kosovës edhe i ndjeri, Imzot Lucjan Avgustini. Në fillim, ai shërbeu si famullitar, më pas mori titullin “Monsinjor”, ndërsa 10 vjet më parë Papa Benedikti 16-të e emëroi Ipeshkëv të Dioqezës së Sapës.
Vetëm 1 muaj para se ai të kthehej në shtëpinë e Atit, për shkak të një sëmundje të pashërueshme, pati edhe takimin e fundit me Papa Françeskun në Vatikan.
Historinë dhe intervistën e tij të fundit e sjell gazetari Thimi Samarxhiu.
Top Channel