Mbappe dhe gara e golave me Messin: Nëse duhet t’i kushtoj vëmendjen çfarë bën ai, duhet të bëj akoma më shumë
Talenti shqiptar Rei Manaj vijon të çudisë mediat italiane. Pas një sezoni të mirë me Interin 19-vjeçari shqiptar i është bashkuar të rinjve zikaltër të cilët janë në luftë për titullin.
Në çerekfinalen e së premtes zikaltërit e rinj kanë mundur pas gjuajtjeve të penalltive Palermon duke siguruar një vend në gjysmëfinale.
Ashtu edhe siç pritej, shkruajnë mediat italiane, Rey Manaj ka shkëlqyer duke shënuar 2 gola gjatë kohës së rregullt të lojës dhe ekzekutimin perfekt të penalltisë së parë për Interin.
Rezultati i kohës së rregullt përfundoi me rezultatin 2-2, me dy golat e Manaj që sollën dy herë barazimin pët zikaltërit e rinj të Interit, ku shqiptari kapi edhe një traversë.
2 gola të shpejtë u shënuan edhe kohën shtesë duke e çuar ndeshjen drejt 11-metërshave, ku Interi i Manaj triumfoi 5-3.
Top Channel