Daniel Ricciardo do të niset nga vendi i parë në Çmimin e Madh të Monakosë. Piloti australian i Red Bullit i la pas të gjithë në provat zyrtare, duke treguar se fitorja e shokut të tij të skuadrës, Max Verstappen, në garën e kaluar nuk ishte aspak rastësi. Vetë holandezi i ri u përplas me muret mbrojtëse të pistës së Montekarlos në raundin e dytë të kualifikueseve dhe do të niset nga vendi i fundit.
Në vendin e dytë dhe të tretë renditen pilotët e Mercedesit: Nico Rosberg dhe Lewis Hamilton. Ndërsa Ferrari vazhdon të tregojë një formë të dobët, me Vettel dhe Raikkonen që nuk zunë më shumë se vendi i katërt dhe i gjashtë. Për më tepër, Raikkonen do të niset edhe 5 vende më poshtë për shkak se ka ndërruar kutinë e marsheve.
Ndërkohë, Nico Hulkenberg, Carlos Sainz, Sergio Perez, Daniil Kvyat dhe Fernando Alonso plotësojnë dhjetëshen e parë.
Top Channel