United dhe Real Madrid, klubet më të vlefshme të Europës

26/05/2016 00:00

Manchester United e Real Madrid janë skuadrat futbollistike me më shumë vlerë në arenën europiane, thuajse 2.9 miliardë euro secila.

Në renditjen prestigjioze të përpiluar nga kompania “KPMG” me titull “Elita Europiane”, faktorët që peshuan më shumë ishin përfitimet në bursë, popullariteti, potenciali sportiv, të drejtat televizive dhe stadiumet në pronësi të klubeve të analizuar në detaje.

Anglia dhe Italia janë shtetet më të përfaqësuar në klasifikimin e më të vlefshmëve në terma financiar në futboll me 7 skuadra secila. Por në kontrast me ishullorët, vlera e italianëve është thuajse 70% më e ulët se ekipet e Serisë A, me Juventusin të renditur më lart se çdo tjetër në Apenine.

Nëse më pas do të llogaritet një renditje virtuale për qytetet e futbollit, Manchester shikon të gjithë qendrat e tjera nga maja më e lartë. Kjo falë “djajve të kuq” dhe Manchester Cityt që së bashku kanë një vlerë totale 4.525 miliardë euro.

Më pas qyteti i dytë futbollistik më me vlerë është Londra falë Chelseat, Tottenhemit dhe Arsenalit e më pas Madridit. Në këtë të fundit, Atletico dhe Real kanë një vlerë të përbashkët në treg me 3.916 miliardë euro.

Top Channel